Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Infrastruktura e vizitorëve e Parkut Kombëtar të Apolonisë po transformohet për të ofruar një eksperiencë më moderne, funksionale dhe të aksesueshme për çdo vizitor.

Projekti për përmirësimin e infrastrukturës turistike synon organizimin e itinerarit të parkut, ndërtimin e Qendrës së re të Vizitorëve dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për parkim, duke përfshirë akses për autobusë, persona me aftësi të kufizuara dhe automjete elektrike.

Falë mbështetjes financiare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Delegacionit të Bashkimit Europian, projekti implementohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkinë Fier.

Rritja e interesit kulturor për Apoloninë pasqyrohet edhe në vizitueshmëri, me mbi 37,000 vizitorë gjatë Janar–Maj 2026 dhe +17% më shumë vizitorë në prill krahasuar me vitin 2025.

Apolonia mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke lidhur historinë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në një eksperiencë të re për vizitorët vendas dhe të huaj.