Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në Vuno u prezantua publikisht projekt-ideja për Muzeun Arbëresh, një nismë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe studion projektuese, që synon krijimin e një hapësire muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve, emigrimit drejt Italisë dhe trashëgimisë së vyer që ky komunitet ka ruajtur ndër shekuj.

Takimi mblodhi përfaqësues institucionesh, ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktorë të turizmit, përfaqësues të komunitetit lokal dhe qytetarë të interesuar, duke hapur një diskutim të rëndësishëm mbi rolin që ky projekt do të ketë në ruajtjen e kujtesës historike, edukimin dhe zhvillimin kulturor e turistik të zonës.

Muzeu Arbëresh synon të kthehet në një pikë referimi për identitetin, historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe në një hapësirë që lidh të shkuarën me brezat e ardhshëm.

Foto album, kliko këtu!