Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me performancën “No-w-Here” të Blenard Azizaj, HangArt hap një sezon të ri artistik kushtuar energjisë së skenës alternative, artistëve të rinj dhe formave eksperimentale të krijimit bashkëkohor.

Një hapësirë që mirëpret grupet joformale, performuesit që vijnë nga underground-i urban, nga komunitetet kreative, nga margjinat që po transformohen sot në qendrën më dinamike të kulturës së re shqiptare.

“No-w-Here”, me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj, eksploron përmes trupit dhe tingullit raportin mes pranisë, identitetit dhe hapësirës, duke sjellë një eksperiencë intime dhe intensive për publikun.

20 & 21 Maj | HangArt, Tiranë (Kinostudio) | 19:00

Të gjitha aktivitetet e Javës së Europës janë falas dhe të hapura për publikun.

Foto album, kliko këtu!