Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Shqipëria në Bienalen e Venecias 2026: “A PLACE IN THE SUN” nga Genti Korini sjell artin bashkëkohor shqiptar në skenën botërore
Sot, në Venecia, u inaugurua Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë në edicionin e 61-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia, me veprën “A PLACE IN THE SUN” të artistit Genti Korini, kuruar nga Małgorzata Ludwisiak.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment të rëndësishëm për afirmimin e artit dhe identitetit kulturor shqiptar në një nga ngjarjet më prestigjioze të artit bashkëkohor në botë. Në këtë skenë globale, Shqipëria prezantohet me një pavijon që sfidon mënyrat tradicionale të komunikimit artistik dhe hap një dialog të ri mbi historinë, kujtesën, gjuhën dhe identitetin.
Ky prezantim vjen në një moment kur Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë rolin e saj në hartën ndërkombëtare të kulturës dhe artit bashkëkohor, duke investuar në krijimtarinë moderne, në mbështetjen e artistëve shqiptarë dhe në transformimin e institucioneve kulturore në hapësira aktive dialogu dhe bashkëkrijimi.
Urime artistit Genti Korini, kuratores Małgorzata Ludwisiak dhe gjithë ekipit realizues për këtë prezantim dinjitoz të Shqipërisë në Bienalen e Venecias 2026!
Pavijoni Kombëtar i Shqipërisë në Bienalen e Venecias do të jetë i hapur për publikun nga 9 maji deri më 22 nëntor 2026.
Kuratore: Małgorzata Ludwisiak
Me pjesëmarrjen e: Sonia Roszczuk
Muzika origjinale: Tobias Koch
Drejtori i fotografisë (DoP): Erfort Kuke
Komisionuar dhe mbështetur nga: Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shqipëri
Partner Kryesor: ABI Bank
Me mbështetjen e: Bashkia Tiranë
Fondacioni MANE
Fondacioni i Familjes Śmiechowski
Galeria Jecza
Teatri i Kukullave, Tiranë
Prodhuar nga: Kube Studios