Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja së bashku me Nenad Laloviç, Presidentin e Federatës Botërore të Mundjes dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me rastin e Kampionatit Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Tiranë, për të diskutuar konkretisht mbi fuqizimin e bashkëpunimit, rritjen e mbështetjes për trajnerët dhe sportistët elitarë, zgjerimin e disiplinave sportive në ekipet e shkollave tona, me fokus të veçantë te mundja dhe sportet individuale, si dhe përfshirjen e federatës shqiptare në programe zhvillimi dhe trajnimi të certifikuara nga organizmat botërorë.

Tashmë sporti trajtohet si një prioritet kombëtar, duke investuar në infrastrukturë moderne, mbështetje financiare për talentet e rinj dhe partneritete që e vendosin Shqipërinë në hartën e eventeve sportive ndërkombëtare. Ky bashkëpunim është një hap konkret për rezultate më të larta dhe më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë.