Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Miratuar nga Këshilli i Ministrave, ky vendim forcon kuadrin ligjor dhe institucional për administrimin e një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike në vend, duke garantuar ruajtjen e vlerave historike, duke e trajtuar atë si një njësi të pavarur menaxhimi dhe duke garantuar një qasje më të specializuar për ruajtjen, studimin dhe promovimin e tij.

Në thelb të këtij projektvendimi qëndron miratimi i zonifikimit të parkut në dy zona kryesore, Zona A dhe Zona B, të cilat përcaktojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje dhe ndërhyrjeje. Zona A përfshin bërthamën e qytetit antik dhe gëzon nivelin më të lartë të mbrojtjes, ku lejohen vetëm ndërhyrje konservuese, restauruese dhe kërkime shkencore.

Ndërkohë, Zona B përfshin hapësirat përreth me potencial arkeologjik, ku ndërhyrjet zhvillimore mund të realizohen vetëm në mënyrë të kontrolluar dhe pas vlerësimeve përkatëse. Ky zonifikim krijon një ekuilibër të qëndrueshëm të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Video, kliko këtu!