Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lekël, Tepelenë – Qarku Gjirokastër | Vijon puna për restaurimin e Kishës së Profetit Ilias, e dëmtuar nga zjarret e vitit të kaluar, përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike.

Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit.

Foto album, kliko këtu!