Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Kalaja e Borshit – Vijojnë punimet për një ndërhyrje të rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Projekti, i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, CHwB, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, paneleve interpretuese, platformës së vëzhgimit dhe ndriçimit artistik.

Pas përfundimit të punimeve, Kalaja e Borshit do të hapet si sit i ri muzeal me biletë hyrëse, duke u kthyer për herë të parë në një destinacion të mirëstrukturuar për vizitorët.