Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Paneli i turizmit në kuadër të Samitit IV të Diasporës solli në qendër rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në promovimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare. Përmes diskutimeve dhe ndarjes së eksperiencave, nën moderimin e zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Marinela Prifti, u theksua rëndësia e bashkëpunimit, inovacionit dhe rrjeteve globale për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion gjithnjë e më konkurrues dhe autentik.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që kontribuuan në këtë dialog të vlefshëm!

Foto album, kliko këtu!