Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në vijim të dialogut të nisur, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit zhvilloi takimin e dytë me përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore, në prani të Drejtueses së Divizionit për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu. Ky takim pason një seri diskutimesh teknike mes MTKS, Bankës Botërore, FSHZH dhe Ministrisë së Financave, me fokus sigurimin e një instrumenti financiar për mbështetjen e investimeve strategjike në turizëm dhe trashëgimi kulturore.

Gjatë takimit diskutuam mbit hapat konkretë drejt marrëveshjes së re të financimit, projektet prioritare dhe nisja e fazës “feasibility study”, falë një granti lehtësues prej 3 milionë $ (GFPP) për analizën, përgatitjen, propozimet dhe përzgjedhjen e investimeve më të qëndrueshme dhe me impakt afatgjatë. Ky bashkëpunim synon të forcojë modelet e financimit dhe të rrisë cilësinë e ndërhyrjeve në sektor, në funksion të zhvillimit dhe promovimit të identitetit kulturor e natyror të vendit dhe jetëzimit të strategjisë sonë të turizmit në një plan të koordinuar edhe në kuadrin e një agjende rajonale.

Theksuam rëndësinë e përfshirjes së zonave me ekspozimin më të lartë ndaj flukseve përpunuese, tranzituese ose pritëse, si Bashkia Vorë dhe gjithashtu zona me specifika të biodiversitetit dhe pasurive natyrore si Pogradeci, ku kemi problematika me menaxhimin, mjedisin dhe me infrastrukturën e komunitetet.

Foto album, kliko këtu!