Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me ekipet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkisë Vlorë dhe kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave për Vlorën. Ministri Blendi Gonxhja së bashku me drejtuesit e bashkisë dhe Kryetaren Bruna Mersini ngritën grupet e përbashkëta për verifikimin e nevojës dhe mundësive për vende të ankorimit, koordinimin për prioritetet, projektet në zhvillim dhe përgatitjet për një sezon turistik që synojmë ta shtrijmë përtej verës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit dhe pastrimit të plazheve, përgatitjes së vijës bregdetare dhe rritjes së standardeve për qytetarët dhe turistët, ndërsa folëm edhe për muzeumet, ecurinë e investimeve në proces, ndërhyrjen në Kalanë e Kaninës dhe bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore për të forcuar sinergjinë mes turizmit, kulturës dhe sportit.

Vlora meriton më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale, ndaj po punojmë për një sezon sa më të organizuar dhe për një vit më të suksesshëm, krah për krah.

Foto album, kliko këtu!