Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja me përfaqësuesit e Sekretariatit Rajonal të RYCO, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Vladimir Obradović, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Kreshnik Loka dhe Drejtuesja e Zyrës Lokale në Shqipëri, Evis Muftari.

Takimi u zhvillua në kuadër të turit rajonal për shënimin e 10-vjetorit të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal mes të rinjve dhe kontributin e përbashkët në fuqizimin e tyre në komunitetet lokale dhe në nivel rajonal.

Gjatë kësaj dekade, mbi 85,000 të rinj janë angazhuar në programe dhe iniciativa që nxisin dialogun, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në rajon. Ky është një tregues i qartë se investimi tek të rinjtë mbetet thelbësor për të ardhmen e përbashkët të rajonit tonë.

Foto album, kliko këtu!