Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në kuadër të ITB Berlin, panairit më të madh në botë për turizmin, Shqipëria mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism, me ministra e qeveritarë nga rreth 40 shtete, një ditë përpara çeljes së panairit për publikun.

Shqipëria prezantohet me një pavijon dinjitoz dhe me një përfaqësim të gjerë nga tour operatorë, institucione, bashki dhe organizata të ndryshme të sektorit të turizmit. Nga nesër, na presin ditë intensive promovimi të destinacioneve tona përpara mediave ndërkombëtare, profesionistëve të industrisë dhe partnerëve nga e gjithë bota.

Tema e ministerialit iu kushtua fuqizimit të destinacioneve të reja dhe potencialit të tyre, një temë ku Shqipëria spikat natyrshëm si një destinacion atraktiv në rajon dhe më gjerë. Me natyrën tonë të jashtëzakonshme, traditën, kulturën, trashëgiminë, mikpritjen dhe klimën e bekuar, vijmë në Berlin me një ofertë autentike dhe një histori suksesi që meriton të dëgjohet

Foto album, kliko këtu!