Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja në një takim me përfaqësues të Shoqatës së Agroturizmit, për t’i dëgjuar dhe për të diskutuar zhvillimet e sektorit, sfidat aktuale dhe mundësitë për rritjen e mëtejshme të agroturizmit në Shqipëri. Duke vlerësuar rolin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, fuqizimin e ekonomive lokale dhe promovimin e trashëgimisë rurale, riafirmuam rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, me synimin për të adresuar problematikat ekzistuese.

Të vendosur për të lehtësuar proceset mbështetëse dhe për të ndërtuar politika që nxisin investime të reja dhe zhvillim afatgjatë në zonat rurale. Shprehëm mbështetjen tonë për Shoqatën e Agroturizmit, në funksion të forcimit të sektorit dhe rritjes së cilësisë së ofertës turistike por dhe mirëqenies së komuniteteve e përfitimeve direkte që aktiviteti i tyre i jep edukimit të brezave dhe pasurimit të itenerareve e eksperiencave të natyrës e traditës.

Foto album, kliko këtu!