Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Sokol Ismaili mban funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Turizmit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Ai ka një përvojë të gjatë mbi 15 vitesh në administratën publike, ku ka ushtruar funksione të larta drejtuese në institucione qendrore, si Ministria Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit, duke kontribuar në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

Z. Ismaili ka shërbyer më parë si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik dhe i Shërbimeve Mbështetëse, Këshilltar Ministri si dhe në pozicione të tjera drejtuese pranë institucioneve të administratës shtetërore.

Z. Ismaili është i diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi, me kualifikime pasuniversitare dhe licenca profesionale në fushën e projektimit dhe vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Angazhimi i tij profesional është i orientuar drejt përmirësimit të performancës institucionale, administrimit efektiv dhe mbështetjes së zhvillimit në sektorët nën përgjegjësi institucionale.

Z. Ismaili zotëron aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën angleze dhe ka njohuri të mira të gjuhës italiane.

Z. Ismiali është i martuar dhe ka dy fëmijë.