Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura nga kisha “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit u rikthyen aty ku përkasin, falë një operacioni të suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me këtë rast, Ministri Blendi Gonxhja mirëpriti Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Joan, ku theksuan se bashkëpunimi me të gjitha komunitetet fetare, si mbartëse dhe kujdestare fizike dhe shpirtërore të objekteve fetare monumente kulture ka vlerë dhe rëndësi të veçantë. Ndër të tjera, biseda u ndal edhe në punët konkrete të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtorive Rajonale, si dhe Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, lidhur me restaurimin dhe ruajtjen e kishave dhe manastireve.

U diskutua harta e gjerë e punëve në territor si dhe mundësitë e bashkëpunimit sa më të ngushtë për mbrojtjen më efikase të trashëgimisë sonë kulturore.

Foto Album, kliko këtu!