Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Gjatë ditëve të para të panairit ndërkombëtar të turizmit në Madrid, #FITUR2026, zhvilluam një seri takimesh zyrtare dhe bilaterale në stendën e Shqipërisë me përfaqësues të nivelit të lartë institucional dhe drejtues të kompanive kryesore ndërkombëtare të turizmit dhe investimeve.

Ministri Blendi Gonxhja me znj. Marga Prohens, Presidente e Ishujve Balear, shkëmbyen eksperienca mbi politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, menaxhimin e destinacioneve dhe promovimin kulturor, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Paralelisht, zhvilluam takime profesionale me përfaqësues të KPMG, LeadPro Advisors, Transat, IMC, Grupo Piñero dhe THB Hotels, të fokusuara në mundësitë e investimeve strategjike, strukturimin e projekteve turistike, partneritete afatgjata dhe interesin konkret për tregun shqiptar.

Foto Album, kliko këtu!