Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Znj. Arsiola Dyrmishi mban pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që prej muajit dhjetor 2025.

Znj. Dyrmishi është pjesë e administratës publike që prej vitit 2011, ku ka ushtruar funksione të ndryshme në organet e pushtetit vendor dhe qendror, si në nivel ekzekutiv ashtu edhe drejtues, duke kontribuar në hartimin, zbatimin dhe harmonizimin e politikave publike.
Nga muaji korrik 2020, ajo ka qenë e angazhuar pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa gjatë periudhës 2024 – nëntor 2025 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Znj. Arsiola Dyrmishi mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në të Drejtën Publike, si dhe Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë në Drejtësi.
Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka qenë e angazhuar si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Gjithashtu, ka marrë pjesë si folëse dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Znj. Dyrmishi është autore dhe bashkautore e disa punimeve shkencore në fushën e së drejtës publike dhe administrative.
Ajo zotëron gjuhën angleze dhe gjuhën italiane.