Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Ema Koci është një profesioniste e specializuar në transformim digjital, web development dhe komunikim publik, me një eksperiencë të gjerë shumëvjeçare në administratën shtetërore dhe sektorin privat. Ajo ushtron detyrën e Këshilltares së Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku kontribuon në hartimin, koordinimin dhe implementimin e nismave strategjike që synojnë modernizimin institucional dhe rritjen e aksesit të publikut në shërbime dhe informacion.

Karriera e saj karakterizohet nga angazhim i vazhdueshëm në transformimin digjital të institucioneve. Para këtij pozicioni, Ema ka shërbyer si Këshilltare në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit Kombëtar të Banesave.
Nga viti 2019 deri në 2024, ajo ka drejtuar Njësinë e Platformave dhe Shërbimeve Digjitale në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke projektuar e zbatuar disa prej iniciativave më të rëndësishme të inovacionit në shërbimet publike. Ekspertiza e saj përfshin menaxhimin e projekteve digjitale, hartimin e politikave të inovacionit, implementimin e zgjidhjeve teknologjike dhe ngritjen e mekanizmave për transparencë dhe efikasitet institucional.

Ema ka mbajtur më herët pozicione si Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun, duke ndërtuar dhe menaxhuar komunikimin digjital të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Ajo ka punuar gjithashtu në sektorin privat, ku është specializuar në marketing online, analizë të të dhënave dhe optimizim të fushatave digjitale.

Ajo është diplomuar në Bachelor në Teknikë Reklamash, profili Marketing pranë Università per Stranieri di Perugia, në Master Shkencor në Komunikim Institucional dhe i Biznesit në Università degli Studi di Perugia me rezultate te shkëlqyera, si dhe në Master Shkencor në Inxhinieri Ekonomike në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka ndjekur programe formimi profesional në projektmenaxhim, standardeve ISO dhe vlerësimin e linjave teknologjike.

Ema zotëron aftësi të avancuara në menaxhimin e projekteve, hartimin e strategjive të inovacionit dhe ndërtimin e platformave digjitale institucionale, si dhe flet rrjedhshëm italisht, anglisht dhe spanjisht.

e-mail: ema.koci@mtks.gov.al