Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lundroni në këtë Seksion

Endri Haxhiu mban pozicionin e Këshilltarit pranë Kabinetit të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit prej muajit Nëntor 2025.
Z. Haxhiu ka përfunduar studimet në degën Financë, duke fituar një diplomë të dyfishtë nga Universiteti i New York-ut në Tiranë dhe State University of New York – Empire State College (SHBA).

Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 2007 në organizatën ndërkombëtare GS1, që zhvillon dhe mirëmban standardet globale për komunikimin e biznesit, veçanërisht standardet GS1 (UPC/EAN), me fokus në standardizim, digjitalizim dhe gjurmueshmëri të produkteve.
Ka ushtruar veprimtari akademike si pedagog i jashtëm pranë Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit, si dhe ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Thesarit në OSHEE Group, ku është angazhuar në menaxhimin financiar dhe kontrollin e flukseve monetare.
Më pas, ka vijuar karrierën në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, dhe Drejtor i Përgjithshëm, duke drejtuar procese strategjike, organizative dhe reformuese, në funksion të modernizimit të shërbimeve publike, digjitalizimit të proceseve, promovimit të risive dhe rritjes së eficiencës organizative.

Z. Haxhiu zotëron titullin Ekspert Fiskal dhe është Përfaqësues i Autorizuar për Markat, Disenjot Industriale dhe Treguesit Gjeografikë. Gjithashtu ka ndjekur trajnime dhe kualifikime të shumta profesionale brenda dhe jashtë vendit, në fushat e financës, menaxhimit, standardizimit, auditimit dhe gjurmueshmërisë, duke përfshirë programe të avancuara për lidership dhe organizim institucional.