Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Festojmë tingullin e lahutës që vjen nga shekujt dhe jehon sot në botë, si dhe përfshirjen e artit të të kënduarit, të luajturit dhe të bërjes së saj në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO. Një udhëtim i gjallë i kujtesës sonë kolektive, ku tingulli, fjala dhe dora e mjeshtrit ndërthuren për të mbajtur gjallë një nga shenjat më të thella të identitetit kulturor shqiptar 🇦🇱.

Ju presim më 19 Dhjetor, ora 17:00, tek Hangart, MTKS (Ish-Kinostudio), për të ndarë së bashku këtë moment të veçantë feste dhe krenarie kulturore.