Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Delegacioni shqiptar i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mori pjesë në Takimin Ministerial të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE), i organizuar në bashkëpunim me UNESCO, si një platformë kyçe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe vendosjen e kulturës në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në emër të Shqipërisë, Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Lira Pipa, mbajti fjalën në sesionin ministerial, duke prezantuar angazhimet dhe prioritetet e vendit tonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, digjitalizimin, fuqizimin e industrive kreative, si dhe rolin e komuniteteve dhe të rinjve në politikat kulturore.

Pjesëmarrja në CoMoCoSEE riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë në dialogun kulturor rajonal dhe përkushtimin për ta kthyer trashëgiminë kulturore në një motor zhvillimi, bashkëpunimi dhe identiteti të përbashkët.

Foto Album, kliko këtu!