Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Tirana Art Weekend, një stacion i konsoliduar i programacionit kulturor kombëtar, i cili ka nisur që më 27 Nëntor e do të vijojë, duke përfshirë mbi 17 hapësira të dedikuara ku do të prezantohen 33 mini-ekspozita, premiera, programe të reja artistike dhe performanca live nga mbi 70 artistë.

Me një program të fortë dhe gjithëpërfshirës, ky event ka për qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së publikut, zgjerimin e aksesit në artin bashkëkohor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të pavarur në fushën e arteve pamore, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve krijuese, edukimin mbi tregun dhe në rikonfirmimin e rolit institucional të Tiranës në skenën kulturore vendase dhe ndërkombëtare.

Kënaqësi mbështetja e rëndësishme financiare nga Ministria e Turzimit, Kulturës dhe Sportit dhe vënia në dispozicion e hapësirave për krijuesit, grupet joformale, shoqatat e organizatat e artit. Mos e humbni!

Foto Album, kliko këtu!