Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Të nderuar Ministra, të nderuar pjesëmarrës,

Vitin e kaluar, Shqipëria miratoi Strategjinë e Specializimit Inteligjent (S3) 2025–2030, e cila e identifikon Turizmin e Qëndrueshëm dhe të Diversifikuar si një nga fushat prioritare të vendit për zhvillim dhe inovacion.

Objektivi kryesor është përmirësimi i cilësisë së përvojës së vizitorit dhe zgjatja e sezonit turistik, si dhe zhvillimi i produkteve që lidhen me kulturën, natyrën, gastronominë, shëndetin dhe mirëqenien. Një tjetër qëllim kyç është diversifikimi i ofertës përtej asaj turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale.

Turizmi trajtohet si një sektor ndërdisiplinor, ku teknologjia, kreativiteti dhe trashëgimia kulturore ndërveprojnë për të krijuar vlera të qëndrueshme. Korniza e zbatimit përfshin miratimin e “Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë” (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Gjatë periudhës 2025-2027, janë planifikuar disa programe prioritare:

  1. Pilotimi i 2-3 qendrave inteligjente kulturore dhe natyrore, me bileta të unifikuara dhe rrugë tematike;
  2. Krijimi i një “Rrjeti Kombëtar të Agroturizmit dhe Gastronominë Lokale”;
  3. Zhvillimi i iniciativave të turizmit shëndetësor dhe wellness;
  4. Zbatimi i skemave për hotelet dhe DMO me standarte të gjelbra.

Në këtë kontekst, Inteligjenca Artificiale mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “vlerë të turizmt” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, shërbimin e ekonomisë si dhe duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Shqipëria tashmë ka ndërtuar një themel të fortë në transformimin dixhital. Qytetarët aksesojnë shërbimet publike përmes platformës e-Albania, e cila standardizon ofrimin e shërbimeve dhe transparencën në institucionet qeveritare. Kjo qasje dixhitale forcohet më tej nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ministrja Diella, ministrja e parë në botë e Inteligjencës Artificiale, duke krijuar kornizën për integrimin teknologjik në të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i “Strategjisë së Shqipërisë” është zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër që teknologjia të përdoret si një mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke dixhitalizuar, automatizuar dhe kursyer.

Falënderime të veçanta për Mbretërinë e Arabisë Saudite, për mikpritjen e shkëlqyer, duke riafirmuar mbështetjen tonë për “Deklaratën e Riad” për të ardhmen e turizmit!

Falënderojmë Sekretarin e Përgjithshëm, Zurab Pololikashvili për kontributin dhe udhëheqjen e tij të çmuar, mirëpresim Sekretarin e Përgjithshëm të zgjedhur, Sheikha Al Noëais, duke i uruar më të mirat në mision!

Dhe për të gjithë: Welcome in Albania – Ju Mirëpresim në Shqipëri!

Faleminderit!