Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me përfaqësuesit e kompanisë ajrore izraelite Sundor/ELAL, me të cilët kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm për linjën ajrore direkte Izrael–Shqipëri, që ka rezultuar në një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve izraelitë drejt vendit tonë.

Ky bashkëpunim ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion të preferuar për turistët izraelitë, të cilët e vlerësojnë mikpritjen, sigurinë dhe pasuritë e saj natyrore e kulturore.

Në takim theksuam rëndësinë e vijimit të këtij partneriteti strategjik për zhvillimin e konceptit “12 muaj turizëm”, me synimin për të promovuar Shqipërinë si një destinacion tërheqës gjatë gjithë vitit, përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve, linjave ajrore dhe sektorit privat.