Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Gjatë vizitës zyrtare në Dubai, në kuadër të Future Hospitality Summit 2025, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim me Abdulla Bin Touq Al Marri, Ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, një figurë vizionare që ka luajtur një rol kyç në transformimin ekonomik dhe turistik të vendit të tij.

Biseda u fokusua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit, si edhe mbi shkëmbimin e përvojave lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e inovacionit në sektorin e mikpritjes.

Ky takim afirmon vullnetin e përbashkët për të zgjeruar partneritetin ekonomik dhe turistik mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik dhe kulturor.