Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Lira Pipa ka lindur në Tiranë më 24 qershor 1991. Aktualisht mban postin e Zëvendës Ministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe më herët, që nga janari 2024, ka mbajtur postin e Zëvendës Ministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Që nga shkurti 2019, Lira Pipa ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, fillimisht si Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe më pas si Drejtore e Kabinetit. Gjatë mandatit të saj në GDRTS, ajo ka qenë e përfshirë në organizimin e nismave të shumta edukative mbi sigurinë rrugore, projektin RETRO për dixhitalizimin e koleksionit të automjeteve historike shqiptare duke e kthyer atë në një lëvizje kulturore të njohur globalisht, organizimin e dy edicioneve të suksesshme të Panairit të Automobilave I dhe II – panairi më i madh i automobilave në Shqipëri, programe menaxheriale për burimet njerëzore, si dhe përmes një qasjeje promovuese të administratës publike dhe përmirësimit të shërbimeve të komunikimit për qytetarët. Krijimi i GDRTS si një institucion model dhe një histori suksesi.

E specializuar në ekonomi dhe marketing dhe me një karrierë të pasur në art si fotografe dhe pjesëmarrëse në Bienalen e Venecias, Lira shkëlqeu në administrimin e suksesshëm të sektorëve që ka drejtuar.

Në vitin 2012 ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi dhe aty në vitin 2014 ka përfunduar studimet Master në Marketing me rezultate të larta.

Pas studimeve, ajo u bë pjesë e programit të bursave “Walter Hallstein” në Ludwigsburg, Shtutgart, Gjermani, një praktikë dhe përvojë e vlefshme për të njohur nga afër komunën dhe strukturat lokale, si dhe programe financiare dhe adresimin e çështjeve të qytetit.

Në nëntor 2013, Lira Pipa ka punuar në studion ligjore “Frost & Fire Consulting” ku ka qenë përgjegjëse për organizimin e dokumenteve, raporteve dhe informacioneve për kompaninë dhe klientët, si dhe mbajtjen dhe përgatitjen e të dhënave financiare. Në shtator 2016, ajo ka kontribuar në Drejtorinë e Komunikimit me Publikun pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, për përgatitjen e materialeve promovuese dhe audiovizive për eventet e organizuara në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, Amfiteatri i Tiranës, duke promovuar aplikacionin “Tirana ime në natyrë”, nismën “Dhuro një pemë shumë të tjera” nën dhe iniciativën.